Rasti ‘Monstra’, familjarët: çfarë ndodh me këtë proces?!

Kaloi pothuajse një vit nga shpallja e aktvendimit për të akuzuarit e rastit ‘Montsra’ dhe u bënë 6 muaj që nga dorëzimi i ankesës në Gjykatën e Apelit dhe familjarët ende nuk kanë asnjë të dhënë se çfarë do të ndodh me këtë proces.

Familjari i Haki dhe Fejzi Azirit, Bedri Ajdari thotë se ende nuk kanë asnjë informacion nga gjykata lidhur me procesin e ankesës së tyre ndaj aktvendimit për të akuzuarit.

“Asgjë nuk dimë sa i përket lëndës, as se dimë se a është vënë në procedurë as asgjë. Po më e pamë se si ka punuar gjyqësori. U bë pothuajse një vit dhe ende nuk kemi përgjigje”, tha për Portalb, Ajdari.

Ai shton se protestat janë shtyrë për një kohë të pacaktuar për shkak të situatës momentale.

“Për momentin nuk do të protestojmë për shkak të situatës të tensionuar dhe ngjarjeve të fundit në Kumanovë. Ne protestat donim t’i organizonim edhe në përkrahje të atyre të rastit të Sopotit. As ata nuk e dinë a janë nën arrest apo pas përgjimeve u zbardh rasti i tyre”, shtoi Ajdari.

Ai gjithashtu kritikoi gjykatën për favorizim gjatë kryerjes së detyrës së tyre.

“Puna e gjyqësorit ende vazhdon të favorizojë maqedonasit. Në protestën e ‘Monstrës’ protestuesit e arrestuar u dënuan me 3 vite burg, kurse tani protestuesit maqedonas para qeverisë që u arrestuan u dënuan me nga tre muaj, kjo tregon diskriminimin etnik në Maqedoni”, shtoi Ajdari.

Ajdri thotë se kanë pasur shpresa që përgjimet e rastit ‘Monstra’ do të publikohen para protestës së 17 majit, por ja që kjo nuk ndodhi. “Ne e dimë që familjarët tanë janë të pafajshëm, por këtë duhet ta dinë të gjithë, dhe të lirohen nga burgu në të cilin po qëndrojnë më shumë se tre vite”, tha ai.

Sa i përket ankesës që avokati mbrojtës Naser Raufi dorëzoi para gjashtë muajve në Gjykatën e Apelit, ende nuk ka asgjë të re, se a do të rishqyrtohet rasti apo si do të shkon procedura.

“E dinim që në muajin janar nuk do të marrim asnjë përgjigje shkaku i festave, mirëpo në shkurt ishte paraparë që Apeli të kthejnë përgjigje lidhur me vendimin mbi ankesën tonë.  Kanë kaluar 6 muaj që kur kemi dorëzuar aktvendimin dhe ende nuk ka asgjë, shumë po zvarriten procedurat pa asnjë arsye”, tha për Portalb, Raufi.

Ndërkaq lideri i opozitës maqedonase Zoran Zaev kohë më parë tha se do të publikoj gjithçka që posedon për rastin “Monstra” kur u vranë katër fëmijë dhe një person i rritur pranë liqenit të Smillkovës.

Lajme të ngjashme

Back to top button