fbpx

Shkup, edhe një takim i dështuar liderësh

Takimi i sotëm ndërmjet udhëheqësve politik në Maqedoni ka përfunduar pa ndonjë rezultat, por me marrëveshje që takimi i radhës të mbahet javën e ardhshme.

Sipas njoftimit për mediat, gjatë pjesës së parë, 4 liderët kanë informuar ambasadorin e BE-së Aivo Orav dhe atë amerikan Xhes Bejli për takimin e javës së shkuar në Strasburg.

Sipas informacioneve, LSDM këmbëngul për një qeveri kalimtare, por kjo ide nuk pranohet nga kryeministri Nikolla Gruevski.

Zëdhënësi i PDSH-së, Luan Tresi , tha se presim që takimin e ardhshëm të liderëve, që të jetë i suksesshëm, pasi liderët e partive u takuan sot në Klubin e Përfaqësuesve.

Tresi informoi se udhëheqësit e partive shqiptare sot kanë qenë të njohur me detajet e takimit 10 orësh që janë zhvilluar mes Zaevit dhe Gruevskit në Strasburg.

Në takimin e sotëm kanë marrë pjesë katër liderët e partive më të mëdha në vend, Nikolla Gruevski, Zoran Zaev, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi. Këto takime është duke i ndërmjetësuar ambasadori amerikan në Maqedoni, Jess Baily, dhe ai i Bashkimit Evropian, Aivo Orav.

Takimet janë duke u mbajtur në frymën e gjetjes së një zgjidhjeje për krizën politike që ka mbërthyer Maqedoninë muajt e fundit.

*******************************************************************************************************

Pauza e parë e liderëve ka filluar. Ndryshe nga radhët tjera kur duhani i bashkon Ali Ahmetin dhe Menduh Thaçin, këtë radhë ata nuk kanë pirë duhan bashkë por ndaras.
https://www.youtube.com/watch?v=XcOVm2FJxJw&feature=youtu.be

*******************************************************************************************************

Ka filluar takimi i liderëve në Klubin e deputetëve.

Në takim janë të pranishëm katër liderët e partive më të mëdha politike në Maqedoni, Nikolla Gruevski, Zoran Zaev, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi.

Në takim janë të pranishëm si vëzhgues edhe ambasadori I SHBA-ve Xhes Bejli, dhe euroambasadori Aivo Orav. Nga radhët e LSDM-së ka marr pjesë edhe Radmilla Shekerinska.

*******************************************************************************************************

Ambasadori i SHBA-ve XHes Bejli dhe euroambasadori Aivo Orav janë të parët që kanë mbërritur në takimin e liderëve që do të mbahet në Klubin e Deputetëve.

Minuta më vonë ka mbërritur edhe lideri i BDI-së Ali Ahmeti.

************************************************************************************************************

Liderët e katër partive më të mëdha në Maqedoni, Nikolla Gruevski nga VMRO­-DPMNE­-ja, Zoran Zaev nga LSDM­ja, lideri i BDI­së Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi nga PDSH­ja sot në Shkup do të mbajnë takim të ri për të gjetur një zgjidhje për të dalë nga kriza politike në vend.

Në takimin e tretë të sotëm në Klubin e deputetëve, sikur dhe në dy takimet e mëparshme do të jenë ambasadorët e SHBA­së dhe BE­së, Xhes Bejli dhe Aivo Orav.

Takimi para një javë përfundoi pa marrëveshje konkrete. Në takim është konkluduar se për të avancuar negociatat duhet të vërtetohen parimet për negociata, që të sigurohet barazia e të gjitha palëve dhe garancia se ajo që është rënë dakord me të vërtetë do të respektohet.

Ndërkohë në Strasburg u zhvillua edhe një takim i Gruevski dhe Zaevit me tre eurodeputetët Riçard Hovit, Ivo Vajgël, Eduard Kukan dhe eurokomisarit Johanes Han. Diskutim i sinqertë dhe vazhdim i takimeve, thuhej në kumtesën e shkurtër pas 10 orë bisedimesh maratone midis delegacioneve të VMRO­DPMNE­së dhe LSDM­së. Në një deklaratë për Radion sllovene, raportuesi evropian për Maqedoninë Ivo Vajgël tha se është nënshkruar non pejpër për bisedime të mëtutjeshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button