Zgjerohet harta e përgjimeve

Harta e përgjimeve amerikane del përtej vendeve të Bashkimit Europian dhe në të përfshihet edhe për herë të parë edhe Australia, si “ndihmëse” e Shteteve të Bashkuara.

“Sydney Morning Herald” shkruan në një artikull se ambasadas e Australisë në vendet e Azisë Juglindore janë përdorur nga agjentët e agjencice të inteligjencës amerikane si baza për përgjimet me dijeninë e plotë të Kanberrës.

Si bazë e përgjimeve amerikane janë përdorur selitë diplomatike australiane në Xhakarta, Bangkok, Hanoi, Beijing dhe Kuala Lampur. Pak orë pas publikimit të këtij lajmi Indonezia thërriti ambasadorin australian në vend duke i kërkuar ata shpjegime mbi çështjen në fjalë, transmeton TCH.

“Ne nuk mund të pranojmë dhe protestojmë fort ndaj lajmit se ambasada amerikane në Xhakarta është përdorur si bazë përgjimesh. Nëse konfirmohet, kjo nuk është vetëm një shkelje e sigurisë kombëtare, por edhe një shkelje e rëndë e normave dhe etikës diplomatike”, deklaroi Ministri i Jashtëm indonezian, Marty Natalgawa.

Lidhur me përfshirjen e Australisë në këto përgjime ai tha se të tilla aktivitete nuk reflektojnë marrëdhëniet e ngushta mes dy vendeve fqinje dhe qeveria e Indonezia i cilëson si të papranueshme të tilla aktivitete.

“Sydney Morning Herald” shkruan se si bazë e përgjimeve është përdorur edhe ambasada amerikane në Pekin. Mbi këto raportime kanë reaguar zyrtarët e Ministrisë së Jashtme kineze që kanë kërkuar menjëherë shpjegime nga Uashingtoni.

“Ne kërkojmë sqarim të menjëhershëm nga Shtetet e Bashkuara mbi raportimet në fjalë dhe kërkojmë që selitë diplomatike të vendeve të tjera në Pekin të respektojnë marrëveshjen e Vjenës”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme kineze.

Dokumentet e fundit që tregojnë për përgjimet amerikane janë publikuar nga ish-kontraktori i CIA-s, Eduard Snouden, i strehuar përkohësisht me statusin e azilantit në Rusi. Ai kërkohet nga Shtetet e Bashkuara për publikim të paautorizuar të dokumenteve sekrete.

Lajme të ngjashme

Back to top button