Njeriu që humbi 15 miliardë dollarë për gjysmë ore

Në historinë e humbjes së papritur të pasurisë, Li Hejun mund të ketë thyer rekordin.

Li, i cili ishte personi më i pasur në Kinë deri para një jave, pa të humbte 15 miliardë dollarë në vetëm gjysëm ore ndërsa aksionet e kompanisë së tij Hanergy Thin Film Group u përgjysmuan.

Shumë prej miliarderëve kanë parë që pasuritë e tyre të përgjysmohen me kalimin e kohës, por asnjë nuk ka arritur të humbë kaq shumë në një periudhë kaq të shkurtër kohore, 15 miliard dollarë në 30 minuta. Pasuria e Li-së ishte rreth 30 mln dollarë para humbjes së aksioneve.

Para rënies, aksionet e kompanisë ishin rritur më shumë se 5 herë që nga shtatori, thonë analistët. Reuters raporton se rregullatorët e Hong Kongut janë në kërkim të manipulimit të pretenduar të tregut të aksioneve.

Në një mënyrë të ngjashme, edhe manjati i pajisjeve elektronike të Hong Kongut, Pan Sutong, humbi më shumë se 11 miliardë këtë javë pasi aksionet e dy kompanive, Goldin Financial dhe Goldin Property, u mbyllën më shumë se 40%.

Pasuria e Pan, ishte 28 miliard dollarë, duke e bërë atë njeriun e dytë më të pasur në Hong Kong./tesheshi.com/

Lajme të ngjashme

Back to top button