Pajisjet elektronike në avion

Rregullatorët amerikanë të Aviacionit do të lejojnë përdorimin e pajisjeve elektronike gjatë nisjes apo uljes së avionëve.

Në fund të vitit, kompanitë ajrore do t’u lejojnë pasagjerëve të përdorin pa më të voglin problem smartfonët, tabletët apo librat elektronikë përgjatë gjithë fluturimit, brenda dhe jashtë Shteteve të Bashkuara.

Lidhja me internetin për të parë e-mailin, faqe të ndryshme online, apo për të shkarkuar materiale të ndryshme do të ndalohet poshtë 3 mijë metrave.

Telefonatat do të mbeten të ndaluara, sepse mund të ndërhyjnë me aparaturat e drejtimit të avionit.

Kompanitë e fluturimit duhet të kryejnë disa kontrolle sigurie, përpara ndryshimit të politikës së tyre për përdorimin e pajisjeve të ndryshme.

Kompanitë duhet t’i tregojnë Administratës së Aviacionit Federal (FAA) se mund të përballojnë efektet, që këto pajisje mund të kenë në sistemin elektronik të avionit, si dhe të vlerësojnë të gjitha rreziqet.

Kompania amerikane “Delta” ka paraqitur një plan, ku parashikon t’u lejojë pasagjerëve të përdorin këto pajisje në fluturimet brenda vendit më 1 nëntor.

Ndryshimi i rregullave për kompanitë ajrore amerikane mund të ndikojnë edhe në kompanitë e tjera ajrore, jashtë Shteteve të Bashkuara.

Lajme të ngjashme

Back to top button