Mijallkov i përgjigjet Sheqerinskës

Drejtori i Drejtorisë për zbulim dhe kundër-zbulim Sasho Mijallkov i është përgjigjur deputetes së LSDM-së Radmilla Sheqerinska duke thënë se të thënat në Parlament janë të pavërteta, gënjeshtra dhe trillime. 

“Të afërmit e mi dhe opinioni e di që para se të marr detyrën zyrtare, më shumë se 20 vite jam marrë me biznes edhe në vend edhe jashtë vendit, kryesisht në fushën e ndërtimtarisë. Për gjithë këto vite nuk është ngritur ndonjë padi, që është një vërtetim se në çfarë mënyre punojmë. Me të njëjtat teza dhe të njëjtat përgojime në publik para tre viteve doli edhe Lube Boshkovski, Ai për të njëjtat shpifje ishte shpallur fajtor, pas cka publikisht kërkoi falje, shkruan në reagimin e tij Mijallkov. 

Ndërkaq më vonë Radmilla Sheqerinska shkruan në Twitter: “A duhet ta kuptoj paralelen e bërë me Lube Boshkovskin si kërcënim”.

Lajme të ngjashme

Back to top button