Një shofer me migrantë ka tentuar të shkelë një polic

­ Një dyzet e nëntëvjeçar nga Shtipi është arrestuar në Stacionin policor në Veles për shkak të tentimit të shkelë një nëpunës policor me automjetin në të cilin ka pasur shtatë emigrantë, shtetas të Sirisë. MPB kumtoi se R.D. (1966) duke e drejtuar automjetin motorik për udhëtarë “Zastava 101” me targa të Velesit nuk është ndaluar në shenjën e dhënë të policit, i cili ka qenë në afërsi të Liqenit “Mladost” dhe ka tentuar ta shkelë.

“Nëpunësi policor nga armë zjarri ­ pistoletë, ka shtënë një plumb në drejtim të automjetit, me ç’rast personi i cili e ka drejtuar automjetin, është ndalë. R.D është arrestuar në Stacionin policor ­ Veles, ndërsa në automjet janë gjetur shtatë emigrantë shtetas të Sirisë”, informon MPB. Personi, siç është theksuar, do të mbahet në SPB ­ Veles dhe me kallëzim penal do të dorëzohet deri te Prokuroria Themelore Publike, derisa shtetasit e huaj do të transferohen në Qendrën e pranimit për të huaj­-Shkup. Tentim për të shkelur nëpunës policor ka pasur edhe gjatë ndalimit të automjetit motorik për udhëtarë “Fiat Brava” me targa të Velesit, dje në orën 21 e 20 minuta.

Sipas policisë, pasi nuk ka pasur sukses ta shkelë, shoferi është ndaluar disa metra dhe është arratisur. Në automjet janë gjetur tre emigrantë nga Siria.

Lajme të ngjashme

Back to top button