Si ta ushqesh dëshirën?

Nuk po bëjmë figura letrare. Do ju tregojmë ushqimet që duhet t’i mbani në top listë dhe ato që duhet t’i përjashtoni fare prej saj, para një nate të nxehtë. Dhe për ta mbyllur menynë e epshit një dietë që nxit dhe mban gjallë dëshirat seksuale

Mos kujtoni që një darkë e pasur me shumë verë është idelja para një nate me plane. Ta teprosh me ushqime dhe alkool, nuk ndihmon. Madje prish punë. Mëso që mënyra më e mirë për ta mbajtur sa më gjatë të ndezur dëshirën seksuale është të hash lehtë dhe të zgjedhësh ushqimet e duhura.Thuaju po ushqimeve që, ashtu si Afërdita, vijnë nga deti.
Luleshtyrdhet dhe çokollatat nuk do ju zhgënjejnë kurrë.
Ushqimet pikante ngrohin trupin. Duhet pak spec djegës…
Mos e teproni me alkoolin. Pak duhet për të rrëzuar barrierat, por shumë do ju rrëzonte edhe ju.
Dieta duhet të përmbajë yndyrna të balancuara nëse doni që edhe ndjenjat t’ju qëndrojnë të gjalla.
Ndërsa ushqimet me shumë yndyrë duhen mbajtur larg sepse ato e çojnë gjakun në stomak duke e larguar nga objektivi.

Kapitulli pikant

Prej shekujsh erëzat njihen si afrodiziakë dhe e kanë merituar këtë kapitull

Të gjithë e dimë se piperi i zi dhe i kuq është një stimulant i shkëlqyer dhe është në gjendje të fuqizojë virilitetin mashkullor. Këshillohej tek romakët e lashtë për ata që ishin të dobët seksualisht. Por ka të tjera lloje pak të nënvlerësuara, që kanë efekte mrekullibërëse krejtësisht natyrale.
Për kuzhinierët më të shpejtë e që nuk kanë dëshirë të angazhohen mbi furnela, një pasta e mirë me hudhra, vaj ulliri dhe speca djegës mund të ishte një zgjidhje ideale. Pikantja rezervon gjithnjë surpriza të bukura. Edhe glikanxoja kishte famë afrodiziaku në kulturën latine e greke.
Për një qarkullim të mirë të gjakut dhe performanca të shkëlqyera, sythat e vegjël të karafilit të shtrydhur në vaj dhurojnë gëzime të papritura, ashtu si edhe shafrani i zakonshëm për t’u shijuar në risotto alla milanese.
Shafrani mbahet si me aftësi ngacmuese mbi zonat erogjene, ndërsa senapi ngacmon veprimin e gjëndrave seksuale. Vanilja, falë efektit euforik mbi sistemin nervor qendror dhe aromës joshëse, mund të veprojë tërthorazi edhe si stimulues seksual.
Arrëmyshku dhe majdanozi nuk janë më pak të rëndësishëm. Të njohur që prej lashtësisë, favorizojnë dëshirën e çiftit dhe dhurojnë performanca akrobatike nën çarçafë.
Nëse doni të qëndroni të rinj dhe terrorizoheni kur vini re në pasqyrë rrudhat e para, xhenxhefili dhe rigoni i zakonshëm, përveçse janë afrodiziakë të shkëlqyer, janë edhe eliksirë efikasë të jetës së gjatë. Xhenxhefili shpesh përdoret në pije që ndezin shqisat.
Në fund, dy erëza për dy sekset: duket se arrëmyshku është shumë i efektshëm tek burrat, ndërsa majdanozi ka efekt eksitues tek gratë.

Mbaj mend dietën që ushqen trupin, mendjen dhe dëshirat seksuale:

Mëngjesi 1

Luleshtrydhe me sheqer pluhur
Lëng i freskët portokalli
Omëletë
Qumësht

Mëngjesi 2

Rreçel rrushi dhe qershie
Bukë e thekur me salmon të tymosur dhe  krem djathi pa yndyrë
Kafe

Mëngjesi 3

Pite të ëmbla
Manaferra të freskëta
Lëng rrushi
Kapuçino

Dreka 1

Supë me luleshtrydhe

Djathë me drithëra

Sallatë me shparguj

Dardha të freskëta

Dreka 2

Sallatë mikse

Bukë e thekur me hudhra

Krem kakao

Dreka 3

Picë light

Ullinj të mbushur

Mollë të prera me arra dhe fruta të thata

Darka 1

Supë me fruta deti

Sallatë jeshile

Bukë e thekur

Komposto dardhe

Darka 2

Mish pule

Bukë me kaçkavall

Sallatë jeshile

Manaferra të zhytyra në çokollatë

Lajme të ngjashme

Back to top button