Ancelotti konfirmon largimin nga Reali

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka konfirmuar largimin nga pankina e madrilenëve. Për shkaqe shëndetësore ai tha se do të pushojë një vit nga futbolli.

“Do të pushoj për një vit. Dhe për këtë kam një arsye serioze për të ndaluar. Kam një operacion për shkak të stenozës cervikale. Për një kohë, kjo ka ndikuar në duart e mia dhe nëse humbi më shumë kohë, mund të më kalojë në këmbë, andaj kam caktuar ndërhyrje”.

“Sinqerisht e them se nuk e di se sa gjatë duhet të qëndroj i qetë fizikisht, në aspekt të fazës post-operative dhe rehabilitimit”.

“Do ishte kënaqësi ta pres Gallianin në darkë, por nuk mund ta ndryshon ai programin tim. Do ta bëj operacionin në Vancouver, Canada, ku tashmë kam marrë një shtëpi me gruan time”.

“Do të pushoj, në mes të Madridit dhe Kanadasë. Pasi dy vitet te Reali kanë qenë vërtet të vështira, më besoni. Askush nuk mund ta imagjinojë sa të lodh stërvitja me Realin, në aspekt fizik dhe energji nervore”.

“Pas kësaj, do të kthehem në shtëpi për një ngjarje: pas një muaji, do të lindë nipi im. Kjo është diçka që nuk  nuk dua ta humbas”, ishin fjalët e teknikut italian./Zekirja Mexhiti/ Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button