Do të numërohen foletë e lejlekëve në Maqedoni

Shoqata Ekologjike e Maqedonisë (SHEM) fillon iniciativë për numërimin e foleve të lejlekëve në tërë territorin e e Maqedonisë. Aksionin, gjatë disa javëve të ardhshme do ta realizojnë vullnetarë dhe popullata lokale nga Shkupi, Gjevgjelia, Kavadari, Radovishi, Valandova, Strumica, resnja dhe Ohri.

Sipas SHEM, rajoni më i madh, i cili është edhe më vështirë të përfshihet tërësisht për shkak të sipërfaqes së madhe dhe numri i foleve, është Pellagonia. SHEM kumtoi se numërimi i foleve të lejlekëve zbatohet në periudhën e njëjtë në tërë Evropën, ndërsa zvogëlimi ose rritja e numrit të lejlekëve është indikator i rëndësishëm për cilësinë e ambientit të jetesës në të cilin jetojmë.

“Shpresojmë se numërimi do të shkojë lehtë, pasi për popullatën lokale foletë dhe zogjtë janë të njohur dhe ata dijnë saktë se ku gjenden. Mbarë Evropën madje edhe fëmijët marrin pjesë në këtë aksion dhe me kënaqësi të madhe i numërojnë foletë e lejlekëve. Për këtë shkak edhe në Maqedoni shpresojmë në sukses të tërësishëm”, tha Ksenija Putilin nga Shoqata ekologjike e Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button