Palma e parë u mboll edhe në Vevçan

Reagimet e qytetarëve nuk kanë të ndaluar, por përforcohen edhe përpjekjet e kompetentëve nga qendra e parë turistike maqedonase gjegjësisht qytetin e Ohrit ta bëjnë “qytet të palmave”.

Edhe pse reagimet në përgjithësi janë negative, por përgjatë bregdetit të qytetit, palmat e shumta i kanë dhënë pamje krejtësisht tjetër. Zyrtarisht, aksionin e dënoi edhe dega lokale e VMRO Popullore në Ohër.

Aksioni ka vazhduar edhe përmes Urës së Studençishkit drejt “Ineks Gorica”. Së pari para Qendrës stërvitore të ARM e më pas edhe para plazheve “Kuba Libre” dhe “Kadmo”.

Kompetentët kanë vendosur të mbjellin 200 të ashtuquajtura palma me qime në Ohër dhe 100 në Strugë.

Palma e parë u mboll edhe në Vevçan, thuajse fshat malor nën Jabllanicë, që shkaktoi komente të shumta.

Ndërsa aksionin po e ndërmerr NP “Pyjet e Maqedonisë”.

Lajme të ngjashme

Back to top button