Liria kampione e Maqedonisë edhe për juniorë

Klubi i mundjes Liria nga Shkupi vazhdon dominimin absolut në mundjen e Maqedonisë, tani duke u shpallur edhe kampion në konkurencën e juniorëve në kampionatin shtetëror që u mbajt në Radovish. Njekohësisht, vazhdojnë të prijnë edhe më bindshëm në garen e Kupës së Maqedonisë. Sa i përket garave, në fund të tyre, u shpallën kampionë për junior, duke fituar gjithsej 32 pikë, tetë më shumë se organizatori teknik, Buçimi dhe 18 më shumë se rivali më i madh në garat e kupës, Ballkaneci i Shtipit. Individualisht, u fituan katër vende të para, një i dytë dhe tre vende të treta.

Kampion në kategoritë e tyre u shpallën: Samir Rexhepi (55 kg), Elmedin Sejfullahu (60 kg), Jusuf Sahiti (74 kg) dhe Adem Adem (96 kg). I dyti ishte:
Amir Rexhepi (55 kg), ndërsa në pozitën e tretë u ndalën: Riad Rexhepi (60 kg), Valon Rogaçi (74 kg) dhe Jasin Sejfuli (74 kg).

“Pas kësaj gare klubi ynë ka rritur edhe më shumë epërsinë në garat e Kupës së Maqedonisë. Në vigjile të dy kampionateve të fundit për fëmijë prijmë edhe më bindshem me gjithsej 221 pikë, tani me 57 pikë më shumë se ndjekësi me i afërt, Ballkaneci”, kanë deklaruar nga klubi cairas.

Lajme të ngjashme

Back to top button