Klopp fajëson lëndimet për formën e dobët

Trajneri i Borussia Dortmund, Jurgen Klopp, thotë se lëndimet e kanë bërë këtë sezon më të vështirin në karrierën e tij.

Lojtarët si Mats Hummels, Neven Subotic, Lukasz Piszczek, Marcel Schmelzer dhe Ilkay Gundogan, të gjithë kanë munguar një pjesë të madhe të këtij sezoni që ka goditur shpresat e klubit për të luftuar për kreun e tabelës së Bundesligës.

“Sa u takon lëndimeve, është sezoni më i vështirë i imi në karrierën si trajner. Është e panatyrshme kur njerëzit thonë se lëndimet nuk kanë të bëjnë me stilin tonë të lojës – vetëm shikoni se kush është i lënduar dhe pse – shpejt do të vëreni se ata nuk kanë të bëjnë asgjë me njëri-tjetrin”.

“E mira është se Erik Durm, Marian Sarr, Jonas Hofmann dhe të tjerët fitojnë shans të luajnë në një ligë të kreut”.

“Një bosht i kompletuar është i thyer me ne; kjo ndryshon të gjithë lojën. Dy mbrojtës të qendrës, dy mbrojtës të krahëve, dy mesfushorë defensiv. Kjo e ndryshon të gjithë strukturën”, ka thënë Klopp.

Lajme të ngjashme

Back to top button