Guvernatori i Maqedonisë paralajmëron rrezikun që i kanoset vendit

“Nëse vazhdon kriza politike ose eskalon, dëmin do ta ndjejmë të gjithë ne, për arsye se thellimi i krizës do të thotë më pak investime, më pak vende të lira pune, ndoshta edhe ulje të rrogave, nëse do të kemi norma më të larta të interesit, të gjithë ata që kanë kredi do të paguajnë këste më të larta, poashtu edhe biznesmenët do të paguajnë më shumë, kështu që dëmin do ta ndjejnë të gjithë banorët e Maqedonisë”, ka deklaruar guvernatori i Bankës Popullore Dimitar Bogov për REL.

Sipas tij viti 2015 është dashur të jetë një nga vitet më të frytshme në aspektin ekonomik me rritje të BDP-së prej 4.1 për qind.

“Kjo rritje është vërë në rrezik për shkak të zhvillimeve në skenën politike në muajt e fundit dhe mund që ajo që është parashikuar të mos realizohet’, ka deklaruar Bogov.

Lajme të ngjashme

Back to top button