Khedira: Ka ardhur koha të provoj një eksperiencë të re

Sami Khedira nuk do ta rinovojë kontratën me Realin Madridit duke përgatitur lamtumirën nga skuadra “Los Blancos”. Këtë e konfirmon vetë mesfushori gjerman që kërkon të provojë një eksperiencë të re pasi gjatë sezonit të fundit ka gjetur pak hapësira në radhët e skuadrës së Ancelottit.

“Stërvitja e fundit ishte disi e çuditshme, një ditë e shoqëruar me shumë emocione. Jam i trishtuar për këtë por duhet të largohem. Ky ishte viti më i vështirë i karrierës time por dëmtimi i rëndë në gju nuk më ka lejuar të luaj në vazhdimësi. Arrita të isha i pranishëm në finalen e Champions League dhe në Botërorin e Brazilit prandaj besoj se jam sforcuar shumë duke kërkuar rikuperimin në kohë rekord. Situata u komplikua shumë në fillim të sezonit. Gjithsesi, për të qenë deri në fund të ndershëm, duhet ta pranojmë se mosaktivizimi im nuk lidhet me dëmtimet”.

Lajme të ngjashme

Back to top button