Kryeministri Gruevski u takua me papën Françesku

­ Kryeministri Nikolla Gruevski sot bashkë me delegacionin qeveritar në përbërje të së cilit është ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki dhe ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska Milevska, në Vatikan, realizuan takim me kryetarin e Kishës katolike, Papa Françesku. Takimi mbahet me rastin e shënimit të Ditës së iluministëve mbarësllovenë vëllezërit Cirili dhe Metodij dhe shënimin e veprimtarisë së tyre iluministe, shoqërore dhe kulturore.

Në takim kryeministri Gruevski dhe Papa Françesku i konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale midis Republikës së Maqedonisë dhe Fronit të Shenjtë të cilat janë vendosur për 21 vite me radhë, janë mbushur me mirëkuptim, mbështetje dhe ndarjen e vlerave të afërta historike, kulturore dhe fetare të cilat e promovojnë bashkëpunimin midis religjioneve.

Kryeministri Gruevski e njoftoi Papën Françesku me më shumë fusha dhe çështje të rëndësishme për Republikën e Maqedonisë si dhe me interesat e saj strategjike për anëtarësim në NATO dhe BE dhe angazhimet për integrimin e saj më të shpejtë.

Ai e theksoi rëndësinë e Republikës së Maqedonisë nga mbështetja të cilën e merr nga Vatikani për realizimin e interesave strategjike të shtetit si dhe zhvillimin e lidhjeve kulturore dhe marrëdhënieve midis religjioneve. Kryeministri Gruevski i bëri ftesë për vizitë kryetarit të Kishës katolike të Romës Francesku gjë që mund të paraqesë hap të rëndësishëm për përforcimin shtesë dhe intensifikimin e marrëdhënieve të përbashkëta miqësore.

Kryeministri Gruevski me delegacionin qeveritar realizoi takim me sekretarin shtetëror të Vatikanit kardinalin Pietro Parolin. Në takim është shprehur gatishmëria për zhvillimin e mëtejmë të marrëdhënieve përmes bashkëpunimit aktiv në më shumë fusha siç është kultura dhe arsimimi përmes nënshkrimit të marrëveshjeve të ndrësjella për më shumë çështje dhe tema. Në orët e pasdites në Romë, do të mbahet manifestimi “Maqedonia për nder të Shën Cirilit”.

Lajme të ngjashme

Back to top button