Stuhi e fortë në Angli (Foto)

Një situatë e pazakontë ka përfshirë Anglinë. Zjarrfikësit e qytetit kanë shpëtuar 25 persona, të cilët kishin ngecur të bllokuar në makinat e tyre, nga përmbytjet që kishin ardhur si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

Ekipet e kontrollit ndihmuan njerëzit, të cilët u përfshinë në 250 incidente nga moti i keq gjatë orëve të vona të mbrëmjes.

Qytetet të cilat u prekën nga stuhia ishin Sturminster, Blandford, Shaftesbury, Sherborne dhe Wimborne. Burimet raportojnë se rreth 1000. 000 banesa në hemisferën jugore të Anglisë, janë zgjuar mëngjesin e sotëm pa energji elektrike.

Shumë rrugë janë përmbytur dhe janë bllokuar nga pemët, të cilat kanë rënë në tokë si pasojë e erërave të forta.

Agjencia e Mjedisit ka lëshuar 284 alarme përmbytjeje. Bëhet me dije se stuhia ka përfshirë edhe trenat, drejtuesit e të cilëve janë detyruar të ndërpresin udhëtimet mëngjesin e sotëm. 

Lajme të ngjashme

Back to top button