Vdes Mikhail Kallashnikov!

Mikhail Kallashnikov, projektuesi i armës që ka vrarë më shumë njerëz se çdo armë zjarri tjetër në botë, ka vdekur në moshën 94-vjeçare.

Kallashnikov, i cili krijoi AK-47 e famshme menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij në qytetin Izhevsk.

Kallashnikov raportohet se prej ka qenë i sëmurë prej disa kohësh, ndërsa ka qenë nën mbikëqyrje intensive që prej 17 nëntorit.

Kallashnikov, një fshatar rus, pak i arsimuar e projektoi armën në vitin 1947. Shpejt arma që ai prodhoi u bë një nga më të suksesshmet duke e kthyer shpikësin e saj në një nga burrat më të respektuar në Bashkimin Sovjetik.

Lajme të ngjashme

Back to top button