“Orientimi pro Rusisë i Nikolla Gruevskit ka filluar nga viti 2008”

Orinetimi pro-rus i kryeministrit, Nikolla Gruesvki ka filluar nga viti 2008 e deri më sot. Afrimi me Rusinë ju mundësoi funksionarëve qeveritar që lehtë të fillojnë me krimet dhe korrupsionin në Maqedoni . Kështu ka vlersuar ish drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Goran Mitevski në emisionin “Rruga drejt…” në televizionin Alsat M. Viti 2008 është pikërisht viti kur u formua koalicioni qeveritar VMRO-BDI, i cili vazhdon sot e kësaj dite.

“Mendoj se kthimi i Qeverisë nga Rusia daton nga viti 2008 pas Bukureshtit kur nuk u arrit marrëveshje për emrin, me atë prapashtesën (e Shkupit). Ajo u shfrytëzua për afrimin me Rusinë dhe mendoj se të gjitha krimet dhe korrupsioni filluan nga ajo periudhë” , u shpreh Goran Mitevski, ish drejtor i DSK-së. Ai nuk ka përmendur nëse koalicionimi me BDI-në dhe e kaluara marksisto-leniniste e udhëheqësve të kësaj partie, ka luajtur rol në afrimin e Maqedonisë me Rusinë.

Ndërkoh, Petar Goshev vlerëson se Rusia e këqpërdor fatkeqësin e popullit të Maqedonisë.

“Rusinë e shoh si grabitqare, që synon të shfrytëzojnë fatkeqësinë e një populli tjetër, larg nga ata. Maqedonia duhet t’i pastrojë punët, ne e kemi atë ndjenjën pan-sllav, por njerëzit e kanë atë pa menduar se çfarë fitojnë maqedonasit nga këto marrëdhënie. Unë jam pro tezës se elementi sllav është i rëndësishëm për identitetin e Maqedonisë, por jam kundër çfarëdo lidhje me Rusinë”, theksoi Petar Goshev, ish kryetar i PLD-së.

Ndërkoh gazetarja, Katerina Bllazhevska thotë se qeveria mbahet edhe me Rusinë edhe me SHBA-të

“Unë habitem me një pjesë të Qeverisë, sepse kjo lojë duhet të demaskohet. Nuk mundesh që paradite të duam të integrohemi në NATO dhe BE, ndërsa pasdite të luajmë rolin e tamponit rus ndaj NATO-s dhe BE-së. Këto janë lojëra fëmijësh. I fundit që pati sukses duke luajtur në dy anë nga rajoni ishte Gjukanoviq, por mendoj se këto përralla tashmë janë lexuar”, u shpreh Katerina Bllazhevska, gazetare.

Lajme të ngjashme

Back to top button