S’ka më zhveshje para kamerës

Është bërë e popullarizuar pikërisht për shkak të trupit të saj seksi, por këtë trup tërheqës, të cilin ajo shpesh ka ditur ta ekspozoj lakuriq, së shpejti nuk do të kemi më mundësi ta shohim në ekranet televizive apo fotot e paparacëve. Aktorja e famshme, Megan Fox, ka marrë një vendim i cili me siguri se do t’i shqetësojë adhuruesit e saj të shumtë.

Megan ka vendosur që kurrë më mos të zhvishet para kamerës dhe kjo për shkak të djalit të saj, Noa-s, sepse nuk dëshiron që ta tallin në shkollë për shkak të zhveshjes së saj.

“Tani pasi kam fëmijë, tërësisht më është ndryshuar perspektiva rreth skenave kontroverse në filma. Do të jem më e kujdesshme rreth roleve të cilët do t’i pranoj, sepse qysh tani kam filluar të mendoj për djalin tim, se si do ndjehet kur dikur do t’ia tregoj një foto timen në kostum të larjes. Do të jetë i tmerruar. Kjo më ka shtyrë që disa skena lakuriqe më mos t’i përsëris”, ka thënë Megan Fox.

“Gjatë viteve të mia të 20-ta, kam qenë tejet rebele rreth mënyrës se si jam rritur, rreth besimit dhe religjionit, por tani kur kam familjen time, u kthehem rrënjëve”, ka shtuar ajo.

Fox me këtë rast i hodhi poshtë të gjitha spekulimet, sipas të cilave martesa e saj me aktorin e njohur, Brian Austin Green është në krizë.

“Edhe pse në të shumtën e rasteve nuk merrem me spekulimet që kanë të bëjnë me mua, dua vetëm t’i informojë të gjithë që martesa ime është duke shkuar për mrekulli dhe se nuk ka kurrfarë krize. Mediat vazhdimisht shkruajnë të pavërteta për mua dhe jetën time private dhe me këtë tashmë jam mësuar dhe s’më bëjnë më përshtypje ”, tha në fund kjo bukuroshe. /Zëri

Lajme të ngjashme

Back to top button