10 markat më popullore në rrjetet sociale gjatë vitit 2013

Samsung ka qenë marka më popullore në rrjetet sociale në mbarë botën gjatë vitit 2013, sipas kompanisë Starcount, e cila ka përpiluar të dhënat e marra nga Facebook, YouTube dhe faqet e tjera, për të nxjerrë listën e saj me 10 markat më popullore të vitit.

Edhe pse Samsung nuk ka qenë marka më popullore në ndonjë rrjet të veçantë, ajo fitoi 16 milionë pasues të rinj në të gjitha platformat gjatë 12 muajve të fundit – e mjaftueshme për të zënë vendin e parë në listën e Starcount.

Walt Disney erdhi në vendin e dytë, kryesisht për shkak të një rritjeje të madhe në rrjetin social kinez Sina Weibo. National Geographic mori medaljen e bronztë pasi kanali i saj në YouTube ka marrë 160 milionë shikime vitin e kaluar.

Lajme të ngjashme

Back to top button