Mjekët kapen me 450 euro ryshfet

Dy mjekët e klinikës për sëmundje të veshit, hundës dhe fytit në Shkup të cilët u arrestuan dje në orët e pasdites, kishin marrë ryshfet nga një paciente për dy operacione të hundës, bëjnë të ditur nga MPB.

Pasi që rasti ishte paraqitur në polici, organet e rendit kishin siguruar edhe prova për marrje e ryshfetit.

29 vjeçarja e cila po specializonte ishte kapur me 9 bankënota nga 50 euro ose gjithsej 450 euro, ndërsa tek mjeku 45 vjeçar ishin gjetur lista dhe numra telefonash të personave me të cilët kanë bërë marrëveshje për intervenime mjekësore jashtë rregullave dhe ligjit.

MPB sot informoi se janë ngritur padi për ryshfet ndërsa mjekët e dyshuar po merren në pyetje.

Lajme të ngjashme

Back to top button