Granit Xhaka vjen në Kosovë

Mesfushori kosovar i Borussia Monchengladbach, Granit Xhaka do të kalojë festat e fundvitit në Kosovë.

Ai ka shkruar në ‘twitterin’ e tij “Kosova, I come” (Kosovë, unë po vijë)”. Xhaka e mbylli një vit të suksesshëm si me Kombëtaren e Zvicrës, ashtu edhe me gjermanët e Borussias.

Me këta të fundit e mbylli stinorin vjeshtor në pozitën e tretë, kurse me Zvicrën u kualifikua në Kampionatin Botëror ‘Brazil 2014’.

Me Borussian ai u shpall pasuesi më i madh, nga mediat në Gjermani. 21-vjeçari pritet të qëndrojë në Prishtinë për disa javë, para se të kthehet sërish në Gjermani.

Lajme të ngjashme

Back to top button