Vuçiq: Po shqyrtojmë platformën për Kosovën

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha sot se disa herë e ka lexuar platformën për Kosovën të presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikolliq, dhe se bëhet fjalë për një tekst shumë serioz dhe vëllimor.

Mëtutje, ai u tha gazetarëve në Beograd se për platformë së pari do të diskutoj kreu shtetëror, ndërsa më vonë në debate do të përfshihen edhe intelektualët dhe personalitetet publike.

Kryeministri Vuçiq ka theksuar se platforma do t’i paraqitet opinionit kur të përcaktohet se cilat pjesë të tij janë të realizueshme në praktikë.

“Asgjë nuk është Letër e shenjtë, përveç jetës më të mirë për qytetarët e Serbisë”, tha Vuçiq. /REL/

Lajme të ngjashme

Back to top button