Partitë ‘injorojnë’ Shpendin

Nga sot kanë mbetur edhe dy ditë kur anëtarët e asamblesë së bashku me kryetarin Shpend Ahmeti do të betohen në Kuvendin e Komunës së Prishtinës.

Paraprakisht, kryetari Ahmeti u ka kërkuar të gjithë bartësve të listave të partive politike të Prishtinës që të takohet me ta, siç thotë ai në një letër publike “për të diskutuar mbarëvajtjen e punës dhe komunikimit të mëtutjeshëm në Kuvendin Komunal të Prishtinës”.

Por, ende asnjë parti nuk i është përgjigjur VV-së për takim. Partia e Ahmetit ka menduar që takimi të ndodhë para dhënies së betimit të kryetarit, jo pas, siç është interpretuar në media. “Ende nuk kemi marrë konfirmim nga asnjë parti për takim. Takimin kemi menduar ta bëjmë veç e veç me secilën parti, para se Shpendi ta marrë mandatin e kryetarit.

Besoj që në dy ditët e ardhshme do të ketë takime, por ende nuk kemi as një konfirmim”, tha Erzen Vraniqi, zëdhënës për media në Lëvizjen Vetëvendosje. Paraprakisht, Vetëvendosje u kishte dërguar ftesë për takim subjekteve politike që do të jenë në opozitë në Kuvendin Komunal, pos LB-së./ Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button