Reagon Muftinia e Shkupit: Shkelje drastike e Kushtetutës së BFI-së!

Anëtarët e  organit të Muftinisë së Shkupit sërish sot kanë reaguar lidhur gjendjen në këtë institucion fetar dhe kundër vendimeve të Bashkësisë Fetare Islame.

Ata përmes këtij reagimi kanë alarmuar edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë në vend, ndërsa këtë vendim ia kanë dërguar edhe Rijasetit të BFIM-së, Komisionit për cështje fetare, Ambasadave dhe Misionit të OSBE-së.

Ja qëndrimi i shpalosur:

Ne anёtarёt e Organit tё Muftinisё sё Shkupit me kёtё qёndrim shprehim habi pёr shkelje drastike qё i janё bёrё Kushtetutёs sё BFI-sё e RM si dhe organit tё Muftinisё sё Shkupit nga ana e Rijasetit dhe Reis ulema tё BFI e RM. Me datё 30.04.2015 nga komunikata e BFI-sё e lёshuar nёpёr media tё shkruara dhe elektronike u njoftuam se Muftiut tё Shkupit Ibrahim ef. Shabanit i ёshtё tёrhequr Muraselja si Mufti i Muftinisё sё Shkupit si dhe ёshtё shkarkuar Skender ef. Buzaku nga pozita e Sekretarit tё Muftinisё sё Shkupit nё bazё tё nenit 43? tё Kushtetutёs sё BFI e RM, neni nё fjalё flet pёr diçka tjetar e jo pёr shkarkim-habi! Ne si anёtar tё Muftinisё sё Shkupit deri mё tani nuk kemi pasur asnjё vёrejtje ndaj Muftiut tё Muftinisё sё Shkupit h. Ibrahim ef. Shabanit si dhe Sekretarit tё Muftinisё sё Shkupit Skender ef. Buzakut e poashtu deri tek ne nuk ka arritur asnjё vёrejtje nga organet mё tё larta tё BFI-sё qё e konfirmojnё tё njёjtёn gjё. Aq mё tepёr, kur dihet se kёto personalitete vite tё tёra me punёn dhe angazhimin e tyre maksimal kanё arritur suksese konkrete nё fusha tё ndryshme nё dobi tё Muftinisё sё Shkupit dhe BFI-sё e RM. Ne si anёtar tё Muftinisё sё Shkupit i rikujtojmё Rijasetit tё BFI e RM se askush nuk mund tё shkarkohet dhe propozohet pёr punёsim nё Muftininё e Shkupit pa propozim nga anёtarёt e Muftinisё sё Shkupit. ’’Shikoni nenin 31 tё Kushtetutёs”. Duke patur parasysh se tejmase ёshtё shkelur vullneti i Muftinisё sё Shkupit, kёrkojmё nga Rijaseti i BFI-sё tё mos ndёrrmer vendime nёn ndikim tё presionit dhe inateve personale tё dikujt, por me gjakftohtёsi dhe arsye tё shёndoshё konform Kushtetutёs, Rregullores dhe akteve normative, tё rishqyrtoj vendimet antikushtetuese tё sjellura pёr tё lartpёrmendurit

Nё vazhdim pasojnё nёnshkrimet e anёtarёve tё Muftinisё sё Shkupit:

1. Ismet ef. Bytyqi Anёtar

2. Miftar ef. Islami Anёtar

3. Kadrija ef. Muriç Anёtar

4. Nazmi ef. Maloku Anёtar

5. Nimet ef. Aliu Anёtar

6. Nehat Veseli Anёtar

7. Admir Idrizi Anёtar

8. Nijazi ef. Fetahu Anёtar

9. Serxhan Abdulla Anёtar

10. Skender ef. Buzaku Anёtar

Muftinia e Shkupit: reagim bfi

Lajme të ngjashme

Back to top button