Ashensor për personat me invaliditet në Sh.m. ‘Arseni Jovkov’

Platformë ashensori për nxënësit që janë me aftësi të kufizuar është vendosur në Skollën e mesme të ekonomisë ‘Arseni Jovkov’ në Shkup.

Kryetari i Shkupit Koce Trajanovski theksoi se përmes realizimit të këtij projekti, Qyteti i Shkupit kontribuon për mundësimin e ndjekjes pa pengesë të mësimit në këtë institucion arsimor, nga personat me nevoja të posaçme.

‘Në këtë drejtim të realizimit të këtij projekti për mbrojtje dhe përkrahje të personave me aftësi të kufizuara, që paraqet një nga prioritetet kryesore të qytetit të Shkupit, në vitin 2010 vendosëm ashensor për personat me invaliditet në Shkollën e mesme ‘Mihajllo Pupin’. Në këtë mënyrë, Qyteti i Shkupit dha kushte maksimale për qasjen e personave me aftësi të kufizuara nëpër shkolla dhe  në procesin edukativo-arsimor. Shpresojmë se në vitin e ardhshëm do të mund ta promovojmë ashensorin vertikalqë po ndërtohet në Qendrën Kulturore të të rinjëve, ashensori i tretë i këtij lloji’ tha Trajanovski.

Ashensori i vendosur në ‘Arseni Jovkov’ bart 230 kilogram, shpejtësia e lëvizjes është 5 metra për minutë, me dy stacione, ndërsa ka edhe qelës për përdorim me komandë thirrëse.

Vendosjen e ashensorit e kanë përshëndetur edhe përfaqësues të shkollës por edhe të organizatave joqeveritare, të cilët thonë se me anë të këtij projekti personat me invaliditet që mësojnë në këtë shkollë nuk do të ndjehen të diskriminuar, duke kërkuar që sa më parë të vendosen platform të tilla nëpër gjitha institucionet.

Për realizimin e këtij projekti Qyteti i Shkupit ka ndarë 3 milion denarë./Portab

Lajme të ngjashme

Back to top button