Lëvizja për Reforma PDSH realizoi takim me degët e Tetovës

Në vazhdën e një dimensioni tjetër të punëve është zhvilluar sot takimi ciklik i rregullt i degëve të Tetovës, Zhelinës, Bogovinës, Tearcës, Jegunovcës dhe Bërvenicës ku u caktuan pikat prioritare të punëve të përbashkëta.

Anëtarësimet në Lëvizje vazhdojnë në të gjitha degët, gjithashtu vazhdon procesi i ri-konsolidimit të nëndegëve në gjithë terrenin që përfshijnë këto degë. Në takimin e sotëm konsultativ u vendos për të bashkërenduar aktivitetet e gjithë degëve të Tetovës dhe rrethinës me qëllim efikasitetin më të madh në punë.

Kryetarët e degëve shprehen të kënaqur me fluksin e anëtarëve që i bashkëngjiten Lëvizjes, njëkohësisht njoftojnë që anëtarësimet vazhdojnë dhe të gjithë të interesuarit mund të anëtarësohen edhe në selinë qendrore të Lëvizjes që gjendet në Tetovë, në rrugën “Industriale” .

1

Lajme të ngjashme

Back to top button