Chelsea e ndali Arsenalin në shtëpi (Video)

Ashtu siç ishte paraparë, ashtu edhe doli. Ndeshje e fortë në mesfushë dhe pak raste për shënim. Derbi tipik londinez, megjithatë Chelsea pati më shumë raste.

Arsenal dhe Chelsea kanë ndarë pikët duke luajtur baras pa gola në stadiumin ‘The Emirates’ në kuadër të xhiros së 17-të të Premier Leagues angleze.

Megjithëse te dyja skuadrat u munduan të realizonin, mbase golin që do të vlente tre pikë, rrjetat e ekipeve respektive heshtën, në saje të mbrojtjes dhe portierëve të dyja skuadrave, të cilat për asnjë çast nuk gabuan.

Në fakt, Chelsea kishte mundësinë më të mirë në ndeshje për të realizuar gol, kur gjuajtjen ‘bombë’ të mesfushorit anglez, Frank Lamaprd, në minutën e 32-të e ndali vetëm shtylla horizontale.

Ndërsa vendasit e Arsenalit nuk kishin ndonjë rast që vlen të veçohet dhe kështu kjo super ndeshje përfundoi me rezultatin e bardhë, 0:0.

Pas këtij barazimi, Arsenal mbetet në pozitën e dytë të renditjes tabelore të ligës elitare angleze me 36 pikë, po aq sa ka edhe lideri Liverpool, ndërsa Chelsea ngjitet në vendin e katërt me 34 pikë, fal gol dallimit më të mirë se Evertoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button