Zaev: Nuk është momenti i duhur që BDI të dalë nga qeveria

Kryetari i opozitës së Maqedonisë, Zoran Zaev në një intervistë që ka dhënë për Kapital.mk ka theksuar se nuk është momenti i duhur që BDI të largohet nga qeveria.

“Mendoj se për momentin nuk është zgjidhje që BDI-ja ta lëshojë qeverinë. Partia tjetër shqiptare PDSH, është gjithashtu partner i qeverisë. Është fakt se partitë parlamentare të shqiptarëve janë bashkëpunëtor me Gruevskin dhe shohim se sijanë të lidhur me Sasho Mijallkovin. Prandaj nga partitë parlamentare shqiptare nuk mund të presim diçka që është në kundërshtim me qeverinë. Kështu që për momentin nuk është zgjidhje dalja e qeverisë nga BDI-së, nuk do të thotë se në të ardhmen një prej zgjidhjeve të mundshme nuk do të jetë edhe ajo. E di që secili e mba dikë me diçka, në një mënyrë, me kërcënime ose të ngjashme, por nga ajo që e kam si informacion, e di që Ali Ahmeti nuk është i varur nga Gruevski dhe nuk frikësohet nga ai. Kështu që, edhe pse, edhe nga BDI kanë vepra kriminale, veprja jashtëligjore, të cilat do të publikohen, megjithatë ata janë represent të etnisë të dytë më të madhe dhe sigurisht që kjo do t’iu ndikojë në të ardhmen. Aata mund të ndihmojnë me deklarata, me qëndrime, dalje në opinion etj.”, tha Zaev.

Ditë më parë edhe analisti amerikan Daniel Serwer tha se nuk është moment ii duhur që BDI të dalë tani prej qeverie.

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Kurë po i publikon faktet për monstreno o djal i cervenkovskit, se e dime se as prej teje nuk ka hajr.

Back to top button