Filloi deratizimi pranveror në komunën e Gostivarit

Komuna e Gostivarit në bashkëpunim me SH.T.P.SH DREAM-MS shpk, gjatë ditës së sotme do të fillojnë me realizimin e deratizimit të parë në territorin e Komunës së Gostivar për shkatërrimin e dëmtuesve – Brejtës.

Deratizimi preventiv pranveror do bëhet në sistemin e kanalizimit në objektin e komunës dhe në pikat tjera kritike të cilat mund ta prishin gjendjen higjienike-epidemiologjike në komunën e Gostivarit.

Me deratizimin në komunën e Gostivarit do të përfshihen rreth 600 shahte-puseta nga sistemi nëntokësor i kanalizimit.

21_05_2015_deratizimi_komuna_e_gostivarit (3)

Aksioni i Deratizimit do të kryhet gjatë tërë ditës dhe ditëve në vijim, deri sa të përshkohen të gjitha vendet e parapara vetëm në kushte të mira atmosferike. Në rast të kohës me shi ose me erë të fortë, deratizimi do të anulohet për ditën e ardhshme ose për ndonjë ditë tjetër me kushte më të mira atmosferike.

Për Deratizim do të përdorët preparati BROMACHEM blloqe parafini me sasi në bazë të kërkesave të Organizatës Shëndetësore Botërore, bashkangjitur edhe Vendimi për Regjistrim të Preparatit lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Maqedonisë.

Deratizimi është vetëm një pjesë e preventivës e cila realizohet në pajtim me Ligjin për mbrojtje të popullatës nga sëmundjet ngjitëse.

21_05_2015_deratizimi_komuna_e_gostivarit (5)

Lajme të ngjashme

Back to top button