Rabotniçki fitoi Kupën, Renova në Liga Evropë

Ekipi i Rabotniçkit ka arritur deri të titulli i katërt në kuadër të Kupës së Maqedonisë, pasi që në finalen e luajtur në arenën “Filipi i Dytë”, e ka mundur skuadrën e Teteksit me rezultatin 2:1.

Rabotniçki ka shënuar fitore me një lojë shumë dramatike, duke u kthyer nga disavantazhi në pjesën e dytë, pasi pjesa e parë përfundoi me epërsinë e Tetekit 1:0.
Golashënues në këtë ndeshje ishin, Cvetan Çurlinov për Teteksin, ndërsa Rabotniçkit fitoren ia sollën golashënuesit Bazhe Ilijoski dhe Marjan Alitparmakoski.

Fitorja e Rabotniçkit ka bërë që renova të jetë ekipi i katërt nga Maqedonia që do të luajë në garat Evropianë, më saktësisht në Liga Evropë. Me këtë kualifikim Renova automatikisht ka fituar 200 mijë euro, që i dhuron UEFA për të gjitha skuadrat pjesëmarrëvse në këto gara. /Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button