Juventusi triumfoi ndaj Lazios

Skuadra bardhezi, Juventus, e ka fituar trofeun e dytë këtë edicion, pas Scudettos.

Juve triumfoi në finale të Kupës së Italisë kundër Lazios 2:1, pas vazhdimeve.

Stefan Radu (4’) e kaloi Lazion në epërsi, teksa për Juven shënuan Giorgio Chiellini (11’) dhe Alessandro Matri (97’) në vazhdime.

Etrit Berisha ishte titullar për Lazion, por ishte i pafat pasi nuk arriti ta shpëtojë nga humbja Lazion.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button