Siri, mbi 300 të vrarë gjatë bombardimeve të Aleppo

Forcat qeveritare siriane kanë vrarë më shumë se 300 vetë, duke përfshirë edhe 87 fëmijë, për 8 ditët e bombardimit intensiv të rajoneve në veri të qytetin të Aleppo, të cilat janë të pushtuara prej rebelëve.

“Nga 15-22 dhjetor u vranë 301 vetë, duke përfshirë 87 fëmijë, 30 gra dhe 30 rebelë”, – njoftoi Këshilli Mbikëqyrës sirian për të Drejtat e Njeriut, i cili në deklaratat e veta bazohet në rrjetin e aktivistëve të tij në Siri si dhe në pohimet e dëshmitarëve okularë.

Sipas të dhënave të OKB-së, që nga fillimi i konfliktit në Siri janë vranë më shumë se 100.000 njerëz.

Lajme të ngjashme

Back to top button