Rikthehen protestat anti-qeveritare në Turqi

Policia turke përdori gaz lotsjellës kundër mijëra protestuesve anti-qeveritarë në Stamboll, ndërsa kryeministri Recep Tayyip Erdogan paralajmëroi se “nuk do të lejojë komplotistët që të triumfojnë”.

Në sheshin Kadikoy u regjistruan përplasje midis manifestuesve dhe policisë, një ripërsëritje e protestave që tronditën më parë gjatë këtij viti Turqinë.

Protestat vijnë disa ditë pasi drejtues të lartë të policisë dhe disa zyrtarë u arrestuan si të përfshirë në afëra korrupsioni.

Midis 24 të prangosurve ndodhet edhe Barios Guler, djali i ministrit të Brendshëm, Muammer Guler dhe Kaan Caglayan, djali i ministrit të Ekonomisë, Zafer Caglayan.

Arrestime të tjera në lidhje me këtë aferë korrupsioni janë paralamëruar për në ditët e ardhshme.

Më parë gjatë vitit, disa gjeneralë të lartë kanë përpara gjyqit, me akuzën se po organizonin një grusht shteti ndaj pushtetit të Erdogan.

Sipas manifestuesve, “spastrimi” i fundit është shënjë e një përplasje që po ndodh brenda Partisë Popullore të Erdogan dhe një hap më tej në favor të autoritarizmit e në dëm të demokracisë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button