Filloi ndërtimi i platos për fluturime të Paraglajderëve në rrugën e Koritës në Gostivar

Rrugës për në fshatin Koritë të komunës së Gostivarit, filluan punët për ndërtimin e platos – nisjes për fluturime të Paraglajderëve.

Projekti realizohet me iniciativë të klubit për Paraglajding nga Gostivari “Condor”, në kuadër të projektit të USAID-it për Zgjerim të bizneseve të vogla.

Me këtë projekt do të bëhet pajisja dhe avancimi i fushës për ngritje dhe fushës për zbritje në paraglajding dhe që do të ndërtohen në territorin e fshatit Çegran.

20_05_2015_plato_paraglajding (3)

Gostivari është nder vendet e rralla në rajon që do posedoje terren për Paraglajding.

Me nënshkrimin e memorandumit për mirëkuptim, USAID-i do bëje vendosjen e një tabele informacioni në fushën e ngritjes, vendosjen e një stacioni meteorologjik në fushën e ngritjes, vendosjen e gropës së erës në fushën e ngritjes dhe fushën e zbritjes, një platformë hidraulike për përgatitje të parashutistëve përpara ngritjes, si dhe vendosjen e shenjave rrugore për të shënuar fushën e ngritjes. Me këtë memorandum, komuna e Gostivarit do ta pastroje fushën e ngritjes nga shkurret dhe gurët, të rrafshojë tokën në fushën e ngritjes, do siguroje ndihmë logjistike dhe administrative gjatë zbatimit të aktiviteteve, do ta azhurnoje planin komunal të qarkullimit, si dhe të zbatojë proceset plotësuese administrative për të lehtësuar punën në terren.

Lëshimi në përdorim i platos për fluturime të Paraglajderëve planifikohet të ndodhë në fund të muajit Qershor, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Komunës, ku pritet të marrin pjesë shumë mysafir garues nga shumë vende të rajoni dhe më gjerë.

20_05_2015_plato_paraglajding (2)

Lajme të ngjashme

Back to top button