Lavrov adreson çështjet e politikës së jashtme

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, do t’i adresohet sot Këshillit Federal, apo Dhomës së Lartë të Parlamentit rus, në lidhje me çështjet e politikës së jashtme.

Adresimi i Lavrovit vjen në kohën kur marrëdhëniet midis Moskës dhe Perëndimit janë në nivelin më të ulët që nga Lufta e Ftohtë.

Kjo ka ardhur si pasojë e aneksimit të Krimesë nga Rusia, në mars të vitit 2014, dhe mbështetjes së vazhdueshme të Kremlinit për separatistët në lindje të Ukrainës.

Gjatë një udhëtimi në Bruksel më 19 maj, Lavrov ka paralajmëruar BE-në kundër hapave që mund të dëmtojnë interesat rusë, duke shtuar se marrëdhëniet e bllokut me fqinjët e tij lindorë mund të kenë pasoja negative për Moskën./REL/

Lajme të ngjashme

Back to top button