A mund të kemi një president shqiptar?

Kandidatët për shefin e ri të shtetit nuk do të mund të shmangin elektoratin shqiptar gjatë fushatës së tyre parazgjedhore, megjithëse një pjesë e analistëve politik nuk e mirëpresin idenë për kandidat konsensual që do të kishte mbështetjen edhe të shqiptarëve dhe të maqedonasve. Sasho Klekovski në një deklaratë për Alsat, vlerëson se pretendimi i kreut të BDI-së Ali Ahmeti për një kandidat konsensual nuk mban, pasi qytetarëve duhet t’u ofrohen më shumë mundësi, me qëllim që të mund të zgjedhin kandidatin që do t’i përfaqësonte në mënyrë të denjë interesat e tyre.

“Nuk është e mundur të kemi nga një kandidat partie, ne nuk kemi nga një parti të shqiptarëve dhe maqedonasve, kemi të paktën nga dy parti më të mëdha, VMRO DPMNE dhe LSDM, dhe BDI dhe PDSH. Unë mendoj se është mire që në zgjedhjet presidenciale të ketë garë mes kandidatësh, jam dakord se kandidatët duhet të kërkojnë votat edhe të maqedonasve dhe shqiptarëve por përsëri të ketë më shumë se një kandidat si tek shqiptarët ashtu edhe te maqedonasit” ka theksuar Klekovski.

Por nga ana tjetër Kelkovski pohon se për të siguruar censusin 40 përqindësh, kandidatët do të përballen me nevojën që t’i drejtohen edhe simpatizantëve të partive të bashkësive të tjera etnike.

Nga ana tjetër analisti Mersel Bilalli, është shprehur se shqiptarët në këto zgjedhje duhet të dëshmojnë se janë faktor vendimmarrës, duke penguar zgjedhjen e një presidenti të orientuar kundër integrimeve euro-atlantike të vendit.

“Është moment shumë i rrallë politik me çka shqiptarët mund të tregojnë se janë faktorë, duke e demontuar gjithë atë brumë që është anti- evropiane dhe anti- NATO, me të cilën e ndeshemi ja 8 vite me radhë. Shqiptarët duhet të jenë vëmendshëm me qëllim që shteti t’u kthehet binarëve normal integrues”, ka theksuar Bilalli për Alsat.  

Në kohën kur në opinionin kanë filluar të përfliten emrat e mundshëm të kandidatëve që do të garojnë për kreun e shtetit në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, dyshime janë ngritur se madje ky mund të jetë presidenti i fundit maqedonas pasi presidenti i ardhshëm i Maqedonisë mund të jetë shqiptar.  Madje një gjë të tillë e ka shprehur në mënyrë të hapur në kolumnën e sotme, gazetari Dragan Pavloviq Llastas, i cili njihet për afërsinë me kryeministrin Gruevski.

“Nga zgjedhjet e ardhshme kusht për koalicionim nga ana e partisë shqiptare, pa të cilin nuk ka pushtet këtu, apo jo..kushti për një koalicion të tillë qeveritar do të jetë që kryeministri të jetë maqedonas, ndërkaq presidenti shqiptar”, ka theksuar Llatas.

Lajme të ngjashme

Back to top button