Shkëlqen Elhaida, Shqipëria në finalen e Eurosong (VIDEO)

Shqipëria me Elhaida Danin është kualifikuar për finalen e Eurosong. Përveç Shqipërisë sonte janë kualifikuar edhe Armenia, Rusia, Rumania, Hungaria, Greqia, Estonia, Gjerorgjia, Serbia dhe Belgjika.

Ndërkohë, bazuar në performancën e vitit të kaluar, automatikisht në finale janë kualifikuar edhe Austria, Britania e Madhe, Spanja, Gjermania, Franca, Australia dhe Italia.

Përfaqësuesja e Shqipërisë bëri një paraqitje mbresëlënëse me këngën “Im Alive”, e cila siguroi votat e mjaftueshme për të qenë pjesë e finales së madhe që zhvillohet ditën e shtunë në Vjenë.

Lajme të ngjashme

Back to top button