SÇE promovoi ciklin e debatit me studentë YJET e BE-së

Sekretariati për Çështje Evropiane me qëllim të promovimit të debatit dhe diskutimit si mënyrë demokratike për tejkalimin e dallimeve në të menduar dhe gjetjen e zgjidhjeve, si dhe të rrisë interesin dhe kuptimin te të rinjtë për çështje dhe tema lidhur me BE-në, duke i përkrahur parimet evropiane të inkluzivitetit, solidaritetit dhe transparencës, sot promovoi ciklin debativ garues me titull Yjet e BE-së.

Në ngjarjen promotive me temë Bashkimi Evropian duhet të zgjerohet që të përfshijë shtetet e Ballkanit Perëndimor debatuan ekipet e përbëra nga tre studentë nga Universiteti Shën Kirili dhe Metodi- Shkup, të cilët debatuan pro dhe studentë nga Universiteti i Evropës Juglindore, të cilët debatuan kundër.

 

Në fjalën e tij hyrëse Zëvendës Kryeministri Besimi këshilloi që është pikërisht dialogu dhe debati që na duhen për demokracinë dhe ardhmërinë tonë! Ai i këshilloi studentët që përmes qartësisë të vizionit të tyre të rrisin vigjilencën, me fuqinë e argumenteve të tyre të fitojnë mbështetje dhe me fuqinë e pasionit të tyre ti fitojnë zemrat e ndjekësve të tyre.

Euroambasadori Orav theksoi se këto lloj debatesh kontribuojnë drejt më tepër tolerancë, toleranca nënkupton më shumë demokraci, kurse më shumë demokraci nënkupton më shumë paqe.

Dinamizmi i Europës është në gatishmërinë e saj dhe faktin që është e hapur të pranojë anëtarë të rinj të cilët do të shtojnë pasurinë e diversitetit kulturor që është pasuria më e madhe e Europës, u theksua nga ana e ekipit të parë të lartpërmendur që ishte përcaktuar të debatojë pro temës.

Nga ana e ekipit i cili debatoi kundër temës së dhënë u theksua se shtetet e Ballkanit Perëndimor para së gjithash duhet të përqëndrohen në zgjidhjen e problemeve të tyre të brendshme dhe pastaj kur të jenë të gatshëm do të jenë të mirëseardhur në Bashkimin Evropian.

Debati ndoqi rregullat e debatit Karl Popper, të cilat i caktojnë qartë rolet e çdonjërit prej pjesëmarrësve në debat dhe mundësojnë debat interaktiv, si dhe inkurajojnë mendimin kritik dhe inkluzivitetin.

Cikli debutues do të zgjasë një vit, përgjatë të cilit janë paraparë 6 debate nga ekipe debative të më shumë Universiteteve në vend.

Lajme të ngjashme

Back to top button