Chiellini: Me Suarezin, i kemi larë hesapet!

Finalja e Ligës së Kampionëve e këtij viti, nuk do të vë përballë vetëm Barcelonën dhe Juvetusin, por edhe dy protagonist të kampionatit botëror, Giorge Chiellini dhe Luis Suarez.

Në botërorin e Brazilit, Suarez në ndeshjen Uruguai – Itali, pati kafshuar Chiellini, për të cilin gjest edhe ishte ndëshkuar.

Suarez, menjëherë pas këtij gjesti, i kishte kërkuar falje Chiellinit, dhe gjithë atyre që e patën parë atë moment, ndërsa mbrojtësi italian, ia pati falur, transmeton Indeksonline

E në prag të finales, Chiellinit, ia kanë përkujtuar këtë moment, dhe ky i fundit, ishte i qartë, duke thënë se ajo histori, ka marrë fund.

“Me Suarezin i kemi larë hesapet, ajo histori ka marrë fund”, tha Chiellini.

Lajme të ngjashme

Back to top button