Nikoliq dorëzon platformën për Kosovën te Vuçiq, parashikon autonomi

Platforma për Kosovën e presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliq, është dërguar në kabinetin e kryeministrit, Aeksandar Vuçiq.

Sipas B92, jozyrtarisht janë bërë të ditura edhe disa nga objektivat e kësaj platforme. Sipas këtij mediumi, platforma e Nikoliqit parasheh një autonomi të gjerë për Kosovën në shumë fusha, por jo edhe pavarësi.

Një pjesë e kësaj platforme ka të bëjë edhe me veriun e Kosovës, i cili, sipas Nikoliqit, duhet të trajtohet në përputhje me kushtetutën e Serbisë. Ndërsa në pjesën tjetër, Asociacioni i Komunave Serbe, të ketë tretman ashtu siç kanë pasur shqiptarët gjatë ekzistimit të Jugosllavisë./Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button