Masat e reja kundër ndotjes varen prej kushteve meteorologjike

Ndotja e ajrit në kryeqytet vazhdon të jetë në fazën e kuqe. Kështu tregojnë stacionet matëse të Ministrisë së ekologjisë.

Në Qendër, Karposh dhe rektorat ndotja është në nivel shumë të lartë, ndërsa përqindja PM10 vazhdon të jetë edhe në Kërçovë dhe Tetovë, kështu tha ministri i ekologjisë, Abdilaqim Ademi.

‘Qeveria ka miratuar 34 masa në seancë, dhe një pjesë e tyre përputhen me kërkesat e Organizatave Joqeveritare. Atë që ju e propozoni do të shqyrtohen, edhe pse një pjesë e kërkesave janë radikale. Nuk kemi të dhëna të vërtetojmë se sa makinat transportuese ndikojnë në ndotjen e ajrit. Masat e sjella vazhdojnë deri nesër, dhe në varësi prej kushteve meteorologjike do të shohim se si do të veprojmë’ tha Ademi.

Sipas organizatave joqeveritare, për herë të parë këtë vit ndodh që sezoni ndërtimor të zgjas 12 muaj, në vend që deri në nëntor dhe kërkojnë që punët ndërtimore të ndërpriten dhe të rriten numri i inspeksioneve në terren.

‘Problemi me ndotjen në këtë periudhë të vitit është gjithnjë e më i vështirë. Këtë rast e paraqesim gati se çdo vit, pasi që asgjë nuk ndërmerret, për këtë duhet të veprohet konkretisht’ tha  Metodija Sazdov, kryetar i  ‘Qendrës së gjelbërt Maqedoni’./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button