Sulmohen dy persona në Kumanovë

Në Parkun e qytetit në Kumanovë, dy persona kanë qenë të sulmuar fizikisht dhe plaçkitur nga një grup prej pesë personave. Personat e sulmuar M.A (25) dhe B.A (17), që të dy shtetas të Sirisë, përpos goditjeve që kanë marrë kanë ngelur edhe pa 500 euro dhe gardërobën e tyre.

Policia e Kumanovës ka arritur të ndaloj B.A (20) vjeçar si  njëri nga të dyshuarit për sulmin fizik. Tek ai është gjetur ora e dorës, ndërsa policia po gjurmon edhe pas personave tjerë.

Emigrantët janë dërguar në Qendrën strehimore për të huaj në Shkup.

Lajme të ngjashme

Back to top button