Grubi: BDI assesi nuk del nga Qeveria, atëherë do të bëhet më keq

Në një publikim në Facebook, deputeti i BDI-së, Artan Grubi thotë që arsyet e mos-daljes së BDI-së nga Qeveria janë të shumta dhe të qëndrueshme sepse janë ndërtuar pas një analize të hollësishme dhe se dalja eventuale do ta përkeqësonte situatën. Këtë, sipas tij e kanë thënë edhe disa ndërkombëtarë.

“Çdo ditë takojmë ambasador dhe përfaqësues tjerë të komunitetit ndërkombëtar dhe të gjithë, pa përjashtim, vlerësojnë lartë qasjen dhe rolin konstruktiv të Ali Ahmetit dhe BDI-së dhe kjo u tha haptazi në media edhe nga ambasadorët e Quintit + BE-së. E njëjta qëndron edhe për Tiranën dhe Prishtinën zyrtare.

Me sa pash, mbrëmë, edhe Muhamed Zekiri thotë që BDI assesi s’duhet të del nga Qeveria, ndërsa edhe analisti më i njohur amerikan për këtë rajon Daniel Serwer e tha të njëjtën.

Arsyet janë të shumta dhe të qëndrueshme sepse janë ndërtuar pas një analize të hollësishme të të gjitha rrethanave për të cilat nuk flas dot në Facebook, por thënë shkurt, në vend se të bëhet më mirë, do të bëheshe shumë më keq për të gjitha ato që opinioni i pret.” shkruan Grubi.

Lajme të ngjashme

Back to top button