Mourinho: Messi është çelësi i suksesit te Barcelona

Trajneri i Chelseat, Jose Mourinho beson se Leo Messi është arsyeja kryesore e suksesit të Barcelonës në dekadën e fundit.

Barcelona gjatë kësaj periudhe ka fituar 22 tituj, përfshirë këtu 6 tituj të La Ligës dhe 3 Liga të Kampionëve, ndërsa në finale është edhe këtë edicion.

“Në 10 vitet e ardhshme pa Leo Messin, harta e futbollit evropian do të ndryshoj. Barcelona ka fituar shumë në vitet e fundit me Frank Rijkaard, Pep Guardiola dhe Luis Enrique, por gjithmonë me Leo Messin”, tha Mourinho për “TalkSPORT.

Messi ishte lidhur me një kalim të mundshëm në Chelsea në fillim këtij edicioni, por Mourinho e kishte mohuar menjëherë një transferim të mundshëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button