Vërtet jetim e pa përfaqësim por me vetëdijësim!

Shumë zhurmë pa nevojë me një debat jo shumë me përvojë por koha do të dëshmojë. Asnjë motiv personal skam, falë Zotit jamë shumë i përmbushur në të gjitha aspektet. Çdo kush që kundërshton me argumente dhe bindje individuale, me shumë konsideratë e kuptoj dhe respektoj.

Njëherit kuptojë brengosjen dhe krekosjen e gjithë atyre që kan humbur busollën në oborrin e vet dhe po këndellen në debate për patriot të fabrikuar, shumicën e të cilëve tanimë, populli e ka mallkuar!

Sigurisht që nuk pritja të apelojnë për protesta ata që janë pjese e Gruevskit, si ata brenda orbitave poashtu edhe ata afër tijë. Por mbetet i hamendshëm abstenimi i gjoja opozitës alternuese për këtë të keqe të përbashkët, që askush nuk e konteston, bile edhe ata që bashkëqeverisin gjithë kohës me apo pranë tijë! Po si mund të ndryshohet kjo gjendje dhe kjo qeveri, me gjithë shqiptarët (brenda dhe ,,jasht,, tijë) nëse këtë përplasje e konsdierojmë vetëm si çështje brendamaqedonase? A nuk duket ashiqare si mbahen midis vehte edhe sot kur gjoja negocojnë?

Por a do të dorëzoheshte Gruevski para ,,reformave,, pro forma të arsimit lart të mos kishim protestua bashke me studentët, që ishin dhe mbeten pika e inicimit të ndryshimit. Jemi krenar me shumicën prej tyre. Edhe dje kjo u dëshmua.

Mbetet hapur dilema si mendojmë të marrim hisen në këtë shtet nëse nuk marrim edhe kostot dhe riskun për këtë aktivitet? Nëse nuk jemi në gjendje të sakrfikojmë në afat të shkurt si mund të përfitojmë në afat të gjatë?

Qytetarët ishin në nivel më të lart se përfaqsuesit e tyre. Si lumi derdheshin nga Çairi dhe çarshia me rekvizitat kombëtare, treguan se kërkojnë hisen meritore në këtë shtet. Kushqo që mendon se liria, drejtësia dhe demokracia falen kurrë sdo mund ti gëzojë ato atribute.

Lajme të ngjashme

Back to top button