Danimarka heq pagesat “cash”, lejohen vetëm kartat

Pas pak kohësh Danimarka do të bëhet vendi i parë në botë që nuk do të përdorë para’ “cash”,

Me anë të një projektligji të miratuar nga Ministria e Financave, qeveria daneze ka njoftuar sot se të gjithë shitësit nuk do të pranojnë më pagesa në dorë, por vetëm nëpërmjet pajisjeve të lëvizshme dhe kartave bankare.

Më herët gjatë këtij muaji, qeveria prezantoi disa iniciativa, duke përfshirë këtu edhe planin për të ndryshuar një sërë ligjesh, që i lejojnë dyqanet të pranojnë edhe para në dorë.

Tashmë gjithçka është në dorë të parlamentit, i cili nëse i jep dritën jeshile kësaj nisme, atëherë duke filluar nga janari i vitit 2016, dyqane, restorante etj nuk do të pranojnë më para në dorë.

koronaPavarësisht nismën, Danimarka është sërish vendi i parë në botë për pagesat elektronike, me anë të kartave, kjo referuar një raporti të kompanisë “WorlPay”.

Në vitin 2012 dhe në vazhdim, 84.2% e transaksioneve në Danimarkë janë bërë me kartë, apo me forma të tjera elektronike. Po në vitin 2012, Irlanda ishte vendi tjetër anëtar i Bashkimit Europian që i qëndroi afër Danimarkës, për sa i përket pagesave elektronike.

Megjithatë, shërbimet bazë si zyrat postare, spitalet, dentistët, etj do të jetë të detyruar ligjërisht të pranojnë koronën daneze.

Lajme të ngjashme

Back to top button