Gjermania është përgjegjëse për Ballkanin

Daut Dauti, kolumnë –“ Heronjtë tanë të (pa)pastër”, Dnevnik
Shqiptarët u ballafaquan me kontroversat e së kaluarës, edhe atë jo përmes  kujt  do qoftë, por përmes Skënderbeut. Jo vetëm se u gjetën në situatë ta mbrojnë nga përvetësimi i disa autorëve joshqiptarë, por edhe prej vetë tij.

Erol Rizaov, kolumnë – “ Stavreski nuk është Babadimri”, Utrinski Vesnik
Kur i lexova vendimet e ministrit, u përkujtova në kohën e vendimeve të ngjashme të qeverive në socializëm, për kursim të harxhimeve joproduktive, luksit, rrogave të ngrira, ndalesave për import, zvogëlimit të harxhimeve dhe vendime të ngjashme të cilat çdo herë binin në ujë.

Gjorgji Misajlovski, kolumnë – “ Santa Luçia”, Utrinski Vesnik
Gjermania është përgjegjëse për Ballkanin. Ardhja e koalicionit të madh mundet të sjell dinamikë të re në zgjidhjen e çështjes me emrin.

Aljosha Simjanovski, kolumnë – “ Era e xhazit, vezës dhe barokut”, Utrinski Vesnik
Sipas reagimeve të opinionit publik, forma e vezës së sallës së re Universale si duket ka pëlqim nga Shkupjanët, si dhe ayreve të cilët me fishkëllima e pritën këtë lajm “baroku”.

Dimitar Grumar, kolumnë – “ Mbjellja e mjegullës nuk na shpëton nga ndotja”, Dnevnik
Është e saktë veturat e vjetra që i importuam nga Evropa më shumë e ndotin ajrin se sa të rejat, por vallë më pak ndotje shkaktonin vartburgat që pinin gjysmë benzinë gjysmë vaj, e gjysmën ja jepnin ajrit ambiental.

Sotir Kostov, kolumnë – “ Thanë për Mandelën, e asgjë nuk mësuan nga ai”, Dnevnik
Mua më frikësojnë liderët e sotëm evropian dhe botërorë. Nuk mundet  Angela Merkel ta madhërojë Mandelën, e për multikulturën në Gjermani të thotë se është projekt i pasuksesshëm.

Petrit Saraqini, kolumnë –“ Aksham pazari!”, Sloboden Peçat
Nuk besojmë në garanca, deklarata, mbi kokë më ka ardhë, si dhe anëtarësia .

Mitko Jovanov, kolumnë –“ Obama përballë guru-së qeveritare Subrata Roj”, Sloboden Peçat
Sot qytetarët kanë zgjedhje – nga një anë t[ë kërkojnë ngushëllim për varfërinë në seks dhe në durimin e kriminelëve se do të bëhen njerëz të mirë, si që paralajmëroi guru i qeverisë për investime të huaja Subrata Roj, dhe masat që i propozon LSDM.

Lajme të ngjashme

Back to top button