Anulohen të gjitha fluturimet nga aeroporti i Shkupit

Mjegulla e dendur edhe më tutje e pengon komunikacionin ajror në aeroportin i Shkupit “Aleksandri i Madh”.

Janë anuluar të gjitha fluturimet, ndërsa një pjesë e aterimeve të parashikuara janë drejtuar në aeroportin e Ohrit.

Për shkak të mjegullës është zvogëluar dukshmëria deri në 50 metra  në drejtimet rrugore Petrovec-Katllanovë dhe Gradsko-Demir Kapi.

Komunikacioni në të gjitha rrugët magjistrale dhe rajonale në vend zhvillohet pa ndalesa në disa vende nëpër rrugë të lagështa. Në qafat malore  dhe vendet me lagështi rrugët janë vende-vende të lagura. Në grykat janë të mundshme shembje më të vogla, veçanërisht në drejtimet rrugore: Koçan-Dellçevë, Vinicë-Berovë, Mavrovë-Dibër-Strugë, Demir Kapi-Udovë, dhe Katllanovë-Veles.

Lajme të ngjashme

Back to top button